Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta luftoni frikën e ankthin që keni nga koronavirusi?!

Pandemia koronavirus tashmë ka pushtuar botën. E sigurisht vetëm të dëgjuarit për të po shkakton frikë e ankth, kjo pasi pandemia po merrë shumë jetë njerëzish nëpër botë.

Gail Saltz, një profesor i asociuar i psikiatrisë thotë se ndonëse gjasat për tu prekur nga koronavirusi janë të ulëta, vetëm informacioni është i mjaftueshëm për të shkaktuar ankth. Por ajo që e shton ankthin nga koronavirusi është ajo që ne nuk dimë për të.

“Fatkeqësisht, COVID-19 është saktësisht lloji i gjërave që rrit ankthin në mënyrë disproporcionale për sa i përket rrezikut të tij aktual. Kjo sepse është e re prandaj e konsiderojmë atë të panjohur dhe të pasigurt”, thotë Saltz.

“Gjërat e padukshme i frikësojnë njerëzit më shumë se ato të dukshmet. Nuk e dini se ku dhe si mund ta merrni atë dhe prandaj të gjithë ndihen të kërcënuar dhe të përjetojnë ankthe”, ka shtuar ai.

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla se si ta mbani nën kontroll ankthin gjatë shpërthimit të koronavirusit.

1. Vlerësoni rrezikun tuaj personal për kontraktimin e koronavirusit

2. Mundohuni të kufizoni konsumin tuaj të lajmeve për koronavirusin

3. Kuptoni se është plotësisht në rregull të shqetësoheni për shpërthimin e koronavirusit

4. Ndiqni metodat e sakta parandaluese për të mbrojtur kundër koronavirusit

-Mundohuni të mos prekni sytë, hundën dhe gojën

-Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet e prekura shpesh

-Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.

Nëse edhe pas këtyre këshillave ju vazhdoni të keni frikë e ankth, Saltz thotë se nuk është ide e keqe të bisedoni me një profesionist të shëndetit mendor./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë