Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Rezulton pozitiv me koronavirus – Ish producenti i dënuar për krime seksuale infektohet në burg

Ish-producenti i Hollywood-it, Harvey Weinstein, njëherësh i dënuar për krime seksuale, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Regjisori i famshëm Harvey Weinstein është dënuar me 23 vite burg me akuzën e përdhunimit të shkallës së tretë (marrëdhënie seksuale pa pëlqim me më pak se 17 vjeç) dhe për kryerjen e akteve seksuale shkalla e parë. Avokatët e tij janë zotuar se do ta apelojnë vendimin.

Sipas CNN, gjykatësi James Burke mund ta kishte dënuar atë nga minimumi 5 vjet dhe maksimumi 29 vjet.

Ai vendosi për 20 vjet burg për sulm seksual ndaj asistentes Miriam Hailey dhe 3 vjet për marrëdhënie seksuale jo konsensuale me aktoren Jessica Mann.

Autoritetet thanë se ai tani ndodhet në izolim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë