Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi alarmues: 86% e të prekurve janë pa simptoma

Gati 86% e të prekurve nga koronavirusi kalojnë pa u dalluar, sepse simptomat e tyre janë shumë të buta. Kështu thuhet në një studim të fundit të realizuar nga shkencëtarë të Universitetit të Columbia-s, në SHBA, të cilët kanë analizuar përhapjen e infeksionit në Kinë.

Kërkuesit thonë se mijëra infektime të padiktuara u bënë shkak për shpërthimin e krizës që detyroi më pas një pjesë të mirë të Kinës të hynte në karantinë. Lajmin e përcjellin mediat britanike, që citojnë të dhënat zyrtare në pohimin se tashmë në Mbretërinë e Bashkuar numërohen 2000 raste, por këto përfshjnë vetëm pacientët e testuar.

Çka do të thotë se përmasat e vërtëta të kriziës në vend nuk dihen ende, dhe ka dyshime të forta se shifrat e dhëna prej qeverisë, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. 71 të vdekur regjistron deri tani Britania e Madhe, më i riu nga të cilët është një 45 vjecar, Craig Ruston. Babai i dy fëmijve, dy vjet më parë ishte diagnostikuar me sëmundjen e neuroneve motorike, MND.

Ndërsa të moshuarit mbeten kategoria më e rrezikuar nga kjo epidemi, ekspertë në vende të ndryshme po paralajmërojnë cdo ditë e më shumë se nga infeksioni respirator janë duke humbur jetën edhe persona të rinj e të shëndetshëm. Në Kinë, është alarmuese shifra e të rinjve që kanë mbetur me komplikacione të rënda nga sëmundja./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë