Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Dramatike situata në Itali: 475 viktima të reja

Italia Edhe sot ka shënuar një rritje si në numrin e personave të infektuar me koronavirus ashtu dhe në numrin e viktimave.

Të dhënat zyrtare shënojnë 35 713 të infektuar dhe numri i viktimave është 2978.

Numri i personave të shëruar është 4025.

Brenda 24 orëve janë regjsitruar 475 viktima.

14 363 po kurohen në strukturat spitalore, 2257 në terapi intesive dhe 12 090 në kushte shtëpie.

Në Lombardi numri i personave të infektuar ka arritur 17 713, numri i viktimave 1959 e 3488 janë pacientë të shëruar.

Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mbetet i vetëm pa asnjë viktimë e numri i personave të infektuar në këtë territor është më i ulëti në Itali, vetëm 27.

Në Itali deri më sot janë kryer 165 541 tampone./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë