Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Të dhënat e fundit flasin për rënien drastike të vdekshmërisë nga Covid 19:

Shkruar nga Dr. Visar Zekaj Gastroenterolog

? Që nga dje në Kosovë janë regjistruar rastet e para të infeksionit me coronavirus, kurse deri në këto momente janë evidentuar 5 raste të personave të infektuar.
? Të dhënat e fundit flasin për rënien drastike të vdekshmërisë nga Covid 19:
? 150157 raste të regjistruara deri tani.
? 70810 raste aktualisht të infektuar.
? 5617 raste deri tani të vdekur.
? 73731 raste të shëruar nga infeksioni.
? Rastet e vdekjeve janë kryesisht përsonat e moshuar me sëmundje kronike kardiovaskulare, sëmundje kronike mushkërore, sëmundje kronike neurologjike, sëmundjet kronike të avansuara të mëlçisë etj, kurse rastet nën moshën 40 vjeqare janë kryesisht të shëruar.
? Këshillat e përgjithshme janë që të qëndrojmë në shtëpi, të përkujdesemi për higjenën duke pastruar duart me sapun për 20-30 sekonda, mos të prekim pjesët e fytyrës me duar sidomos nëse janë të papastra. Mbajtja e distancës mbi 1 metër me përsonat e tjerë, të mos flasim dorë për dore me të tjerë, gjatë kollitjes apo teshtitjeve të përdorim paloma apo faculeta apo ndërmjet brrylave.
? Pra nuk ka vend për frikë, por për kujdes. /Familja Jone
Të dhënat janë marr nga OBSH.

Youtube

Arkiva

Kategoritë