Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjithçka mbi Coronavirusin.

Çfarë është Coronavirus
Coronavirusuet janë një ndër shkaqet e shpeshta të infeksioneve virale të rrugëve të sipërme respiratore.

Çfarë është COVID-19?
COVID-19 është shkurtim i “sëmundja Coronavirus 2019”, emri zyrtar i përcaktuar nga OBSH për sëmundjen e shkaktuar një lloj i ri i identifikuar i Coronavirusit.

Sa njerëz janë të prekur nga COVID-19?
Shifrat e personave të prekur janë duke ndryshuar në mënyrë shumë të shpejtë. Informacione më të përditësuara mund t`i gjeni në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Gripi shkakton më shumë vdekje se COVID-19, të paktën deri tani. Pse jemi kaq shumë të shqetësuar për COVID-19? A nuk duhet të jemi më shumë të fokusuar në parandalimin e vdekjeve nga gripi?

Shqetësimi mbi gripin është i drejtë. Fatmirësisht, të njëjtat masa që parandalojnë përhapjen e virusit të COVID-19 – larja e shpeshtë e duarve, mos prekja e fytyrës, teshtimat dhe kollitja në peceta letre, shmangia e personave të sëmurë – mbrojnë gjithashtu edhe nga gripi.

Gjithashtu, shumica e personave mbi 6 muajsh munden dhe duhet të marrin vaksinën e gripit për të parandaluar gripin. Por vaksina e gripit nuk mund t`ju mbroj ndaj Coronavirusit.

Nëse jeni të sëmurë me grip, ka barna antivirale të cilat veprojnë kundër gripit, të cilat mund të reduktojnë simptomat e sëmundjes dhe shkurtojnë kohën e saj. Aktualisht, nuk ka barna antivirale për të luftuar COVID-19.

Cilat janë simptomat e COVID-19?
Disa njerëz të infektuar nuk kanë simptoma. Kur virusi shkakton simptoma, më të shpeshtat janë temperaturë mesatare, dhimbje trupi, kollë, kongjestion nazal, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti. Megjithatë, COVID-19 mund me raste të shkaktoj simptoma edhe më të rënda si temperaturë të lartë, kollë të ashpërsuar, probleme me frymëmarrjen, të cilat mund të jenë tregues të pneumonisë.

Sa kohë duhet nga ekspozimi ndaj virusit në shfaqjen e simptomave?
Meqenëse ky Coronavirus nuk ka shumë kohë që është zbuluar, koha nga ekspozimi deri në shfaqjen e simptomave ngelet për t`u përcaktuar saktësisht. Megjithatë, duke u bazuar në informacionet e deritanishme, simptomat mund të shfaqen nga 3 ditë nga ekspozimi deri në 13 ditë mbrapa.

Si përhapet Coronavirusi?
Coronavirusi mendohet të përhapet kryesisht nga njeriu te njeriu. Kjo mund të ndodh me njerëz të cilët janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin. Kolla dhe teshtima e personave të infektuar mund të përhap virusin në personat e afërt.

Coronavirusi mund të përhapet edhe nga kontakti me sipërfaqe ose objekte të infektuara. Psh. një person mund të infektohet me COVID-19 duke prekur sipërfaqe ose objekte në të cilat mund të gjendet virusi dhe më pas të prek gojën, hundën ose sytë.

Kur janë njerëzit e infektuar më shumë ngjitës?
Mendohet që faza më ngjitëse për personat e infektuar është kur te ata janë shfaqur simptomat. Megjithatë, ka të dhëna që tregojnë se Coronavirus mund të përhapet edhe para fillimit të simptomave.

Sa vdekjeprurës është COVID-19?
Informacioni fillestar nga Kina për riskun e vdekjes nga Coronavirus me shumë mundësi ka qenë më i lartë se sa është realisht. Ajo çka mendohet aktualisht është se risku i vdekjes është më i ulët se sa ka qenë nga SARS dhe MERS.

Kush është më shumë i rrezikuar për të pasur simptoma të rënda nga COVID-19?
Të moshuarit dhe personat me sëmundje të tjera si bronkiti kronik, emfizema, insufiçenca kardiake dhe/ose diabeti janë më shumë të rrezikuar për të zhvilluar simptoma të rënda të sëmundjes.

A do ta ndalojnë përhapjen e virusit temperaturat e ngrohta?
Disa viruse të rrugëve të sipërme respiratorë dhe virusi i gripit, përhapen më lehtësisht në temperatura të ftohta. Por është e mundur të sëmuresh nga këto viruse edhe në muajt e ngrohtë të vitit. Deri tani, nuk dimë nëse përhapja e COVID-19 do të frenohet nga ngritja e temperaturave.

Parandalimi

Çfarë duhet të bëj për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19?

Veprimet e mëposhtme do ju ndihmojnë në mos përhapjen e COVID-19:

  • Shmangni kontaktin e afërt me personat e sëmurë.
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
  • Qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë.
  • Mbuloni gojën dhe hundën nëse kolliteni dhe teshtini me një pecetë letre, të cilën më pas duhet ta hidhni.
  • Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet dhe sipërfaqet duke përdorur detergjentët e zakonshëm të shtëpisë.
  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.


Çfarë duhet të di për larjen e duhur të duarve?
Lajini duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, veçanërisht nëse keni përdorur tualetin, para se të hani, pasi keni teshtirë ose kollitur.

  • Nëse nuk e keni të mundur larjen e duarve, përdorni një dezinfektant me bazë alkooli, me të paktën 60% alkool.
  • Gjithmonë lani duart nëse janë dukshëm të papastra


A duhet të mbajmë një maskë?
Maskat e fytyrës nuk janë të rekomanduara për publikun e gjerë. Personelit mjekësor i rekomandohet në disa raste mbajtja e maskës.

Nëse keni simptoma respiratore si kollë dhe teshtima, ekspertët rekomandojnë të mbani një maskë për të mbrojtur të tjerët. OBSH ka shumë video dhe ilustrime për mënyrën e përdorimit të maskave.

Është e sigurt të fluturojmë me avion?
Situata është duke ndryshuar vazhdimisht. Gjithashtu, fluturimet janë anuluar me disa vende si psh. Italia e Veriut.

Çdo kush që ka temperaturë dhe simptoma respiratore, nuk duhet të fluturojë. Edhe nëse simptomat që ndjeni janë të ngjashme me një virozë të lehtë, nuk duhet të fluturoni edhe sikur të keni një maskë.

A ka një vaksinë?
Deri më tani, nuk ka një vaksinë. Megjithatë, shumë shpejt do të filloj testimi i vaksinës në njerëz.

A mund një njeri të ri-infektohet nga Coronavirusi?
Edhe pse nuk e dimë me siguri këtë gjë, shumë njerëz zhvillojnë imunitet të përkohshëm ndaj COVID-19. Megjithatë, mund të jeni i prekshëm nga lloje të tjera infeksioni të Coronavirusit.

Mund të ndodh që ky virus të pësoj mutacione, ashtu siç ndodh me virusin e gripit çdo vit. Këto mutacione shpesh, e ndryshojnë mjaftueshëm virusin çka e bën të mundur ri-infektimin.


Sa kohë mund të mbijetojë Coronavirusi që shkakton COVID-19 nëpër sipërfaqe?
Ende nuk e dimë me siguri këtë. Për këtë arsye, rekomandohet pastrimi sa më i shpeshtë i sipërfaqeve dhe objekteve që përdoren shpesh (tavolina e punës, mbulesat e tavolinës, dorezat e dyerve, pajisjet e tualetit, celulari, laptopi, tableti etj.).

Jam i moshuar dhe kam një sëmundje kronike, çka më bën me rrezik të lartë për t`u sëmurur rëndë nga Coronavirusi. Çfarë duhet të bëj për të minimizuar riskun për ekspozim ndaj virusit?


  • Qëndro në shtëpi sa më gjatë të jetë e mundur.
  • Sigurohu të kesh në shtëpi ilaçet e tua nëse do të duhet të qëndrosh gjatë në shtëpi.
  • Nëse dilni, qëndroni larg personave të sëmurë, kufizoni kontaktin me persona të sëmurë dhe lani duart shpesh.
  • Shmangni grumbullimet.


Çfarë duhet të bëj për të nxitur sistemin imunitar?

  • Mos pini duhan.
  • Hani fruta, perime dhe drithëra.
  • Merrni një multivitaminë nëse dyshoni se nuk jeni duke marrë gjithë nutrientët e nevojshëm me anë të dietës.
  • Bëni aktivitet fizik.
  • Konsumoni një dietë të shëndetshme.
  • Kontrolloni nivelin e stresit.
  • Kontrolli presionin e gjakut.
  • Mos konsumoni shumë alkool (jo më shumë se 2 gota në ditë për burrat dhe 1 gotë në ditë për gratë).
  • Flini mjaftueshëm.
  • Kujdesuni për higjienën.


Në rast emergjence, çfarë gjërash duhet të kem në shtëpi?

  • Mjekimet tuaja të përmuajshme me recetë.
  • Pajisje për matjen e glukozës në gjak dhe aparat tensioni.
  • Paracetamol, Ibuprofen për temperaturën.
  • Medikamente për diarre.
  • Termometër.
  • Lëngje me elektrolitë.
  • Termometër.
  • Dezinfektant për duart dhe larës duarsh ose sapun.
  • Letra higjenike, letra duarsh, pelena, tampon, peceta sanitare.
  • Qese për mbeturina.

Çfarë ushqimesh duhet të kemi në shtëpi në rast emergjence?

  • Ushqime të konservuara.
  • Fruta të ngrira, perime dhe mish.
  • Drithëra.
  • Makarona, oriz, miell.
  • Fasule.
  • Salce domate.
  • Vaj për gatim.
  • Sheqer.
  • Krekers.
  • Kafe, çaj, lëngje frutash të mbyllura.
  • Ujë në shishe.
  • Formulë për ushqyerjen e foshnjave.
  • Ushqime për kafshën tuaj shtëpiake.
  • Detergjent për pastrim.


Nëse jeni sëmurë:

Çfarë duhet të bëj nëse mendoj se unë ose fëmija im është infektuar nga COVID-19?
Së pari telefonojini një mjeku ose pediatri për këshillim.
Nëse nuk keni një mjek që mund ta kontaktoni, telefononi në numrin 127.

A ka trajtim për COVID-19?
Deri më tani nuk ka trajtim specifik antiviral për COVID-19.

Ajo cka mund të këshillohet është:

  • Të pushoni
  • Të hidratoheni
  • Merrni paracetamol ose ibuprofen për të redukutar temperaturën dhe dhimbjen e muskujve.


A mund të infektohen kafshët shtëpiake?
Ende nuk ka të dhëna nëse kafshët mund të infektohen nga COVID-19, por rekomandimet thonë që të kufizojmë kontaktin me kafshët deri sa të kemi më shumë informacion në lidhje me këtë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë