Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Nuk anulohen zgjedhjet për të dielën në Podujevë

Pavarësisht gjendjës së krijuar nga koronavirusi, zgjedhjet prapë do të mbahen ditën e dielë në Podujevë.

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka, e ka konfimruar që ky vendim është marr në koorinim me IPSHK-në dhe me institucionet e tjera përkatëse

 “Në emër të KQZ-së kam komunikuar me të gjithë institucionet relevante, ISHPK-në, Presidencën përfaqësues të Qeverisë. Nga Instituti nuk ka ndryshim të rekomandimeve që na janë dërguar ditë më parë dhe ne do të vazhdojmë sipas planit operancional”.

Daka, është shprehur se KQZ nuk do të marr përgjegjësi nëse dicka ndodh gjatë zgjedhjeve të së dielës.

“KQZ nuk është institucion shëndetësor. Ne mbështetemi në rekomandimet e tyre dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësi tonë nëse ndodh diçka. Deri në momentin kur kemi ndonjë rekomandim tjetër nuk do të ndryshohet”.

Në fund ajo i ka lutur të gjithë që të marrin pjesë në zgjedhjeve dhe t’i përmbahen udhëzimeve të KQZ-së që të mos krijojnë tollovi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë