Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat shenja tregojnë që keni mungesë të Vitaminës C?

Vitamina C është jashtëzakonisht e rëndësishme në mbajtjen e trupit shëndetshëm dhe funksionimin si duhet të tij.

Ju duhet të merrni sasinë e duhur të saj çdo ditë të vetme, sepse, ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina C nuk qëndron në sistemin tuaj për shumë kohë. 

Mungesa e vitaminës C në trupin tuaj mund të çojë në një cilësi të ulët të jetës dhe simptoma shqetësuese. Sidoqoftë, ato mund të ndryshohen duke shtuar mjaftueshëm vitaminë C në dietën tuaj.

Ja cilat simptoma tregojnë se keni mungesë të Vitaminës C:

1. Mishrat e dhëmbëve shpesh janë të fryrë dhe rrjedhin gjak

2. Jeni lënduar dhe plagët nuk po shërohen

3. Flokët tuaj janë të brishtë dhe bien lehtësisht

4. Keni dhimbje të shpeshta të nyjeve

5. Sëmureni vazhdimisht dhe imuniteti juaj pëson rënie

6. Keni shtuar peshë për asnjë arsye të dukshme

7. Ju ndjeheni të përgjumur dhe të lodhur gjatë ditës

8. Lëkura juaj duket e thatë 

9. Ju keni gjakderdhje të hundës shpesh

10. Thonjtë tuaj janë të hollë dhe të dobët./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë