Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Rekord i operacioneve në kirurgji vaskulare, 233 operacione për dy muaj

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është rritur dukshëm numri i intervenimeve kirurgjike, pas vënies në funksion të sallës së tretë.

Duke marrë për bazë raportin e punës, mjekët dhe stafi tjetër mbështetës me infermier/e dhe shërbimin e anestezionit, kanë kryer 233 operacione në dy muajt e parë të vitit 2020, që përbën një rekord shifror të ndërhyrjeve në historinë e klinikës brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Prej këtij numri, kishte 83 ndërhyrje për trajtim të venave varikoze (sëmundje e venave) e që po rritet dukshëm pas lëshimit në punë të sallës së tretë.

Kirurgjia Vaskulare po punon me përkushtim dhe kapacitet të plotë, duke aplikuar edhe metodat e reja minimale invazive, me qëllim që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe të rrisë numrin e trajtimit të rasteve, me çka ka dhënë rezultatet e para në rrugën për eliminimin e listave të pritjes.

Image may contain: one or more people
Image may contain: one or more people and indoor

Youtube

Arkiva

Kategoritë