Ka shumë studime që tregojnë për dëmet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i mishit.
Edhe një studim tjetër, mbëshet atë që mishi është i dëmshëm dhe shkaktar për sëmundje si: diabeti, hipertensioni, kanceri etj.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, personat që hanë ushqime kryesisht bimore – pra vegjetarianët apo edhe veganët – janë më pak të rrezikuar të preken nga tipi 2 i diabtetit.
Kryesisht, këta persona që nuk hanë mish kanë 23 përqind më pak mundësi të preken nga diabeti, kundrejt atyre që konsumojnë mish.
“Sipas njohurive tona, studimi tashmë siguron dëshminë e plot mbi lidhjen që ka ushqimi me bazë bimore dhe diabeti i tipit 2”, shprehet Frank Qian, nga Departamenti i Nutricionit në Harvard.
Ky studim vërteton edhe njëherë rëndësinë që ka ushqimi në sëmundjet që më vonë (nuk) zhvillohen gjatë jetës.
“Më shumë pemë dhe perime. Më pak Mish. Zvogëlim i mundësisë së zhvillimit të diabetit 2”, shprehet kardiologu, Kim Allan Williams, nga Universiteti i Mjekësisë në Chicago.
Por sipas tij, konsumi i mishit, sidomos atij të procesuar, është i lidhur ngushtë jo vetëm me diabetin por edhe me kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Reduktimi i konsumit të mishit, sipas këtyre të dhënave zvogëlon mundësinë për tu prekur nga sëmundjet e ndryshme kronike.