Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Shprehitë që ua zgjasin jetën

Plakja është një proces i pashmangshëm. Dëshira e secilit është të plaket por të mos duket, apo të mos ketë sëmundje.

Janë disa shprehi që nëse filloni i praktikoni me kohë, atëherë do i shijoni deri në maksimum vitet e pleqërisë:

Menaxhoni stresin

Sipas autorit të librit “Longevity Decoded: The 7 Keys to Healthy Aging”, një ndër shprehitë që do iu bëjnë të jetoni më gjatë është pikërisht menaxhimi i stresit.

Jini social

Mundohu të shoqërohesh sa më shumë me njerëz. Sipas “U.S Department of Health & Human Services’ National Institute on Aging”, një person që ka shumë shoqëri ka më pak tendencë të preket nga sëmundjet reumatike apo edhe nga Alzheimeri.

Mendo pozitivisht

Nëse mendoni pozitivisht dhe keni një qasje optimiste, trupi juaj do iu përgjigjet në atë mënyrë. “Çfarë ndodh brenda trurit, ndikon në pjesën tjetër të trupit”, shprehet mjeku amerikan, Anthony Kouri.

Flini mirë

Gjumi i rehatshëm dhe i bollshëm, ndikon që të plakeni më ngadalë. Studime të shumta përkrahin idenë që gjumi është indikator për parandalimin e shumë sëmundjeve.

Përgatitni ushqim në shtëpi

Përveç përfitimit ekonomik që mund të keni nga përgatitja e ushqimit në shtëpi, kjo ndikon edhe në shëndet. Kjo për arsye që ushqimi që konsumoni është më i shëndetshëm.

Hani pemë dhe perime

Sa më shumë që vitet ikin, aq më tepër trupi juaj ka nevojë për pemë dhe perime. Autori i librit “Playing God: The Evolution of a Modern Surgeon’, tregon për të mirat që vijnë nga konsumimi i tyre.

“Pemët dhe perimet përmbajnë antioksidantë që neutralizojnë radikalët e lira dhe parandalojnë plakjen”.

Përveç këtyre shprehive, një person që të jetë i shëndetshëm duhet të pijë mjaftueshëm ujë, të ndalojë duhanin si dhe të bëjë ushtrime fizike. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë