Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Risia e shkurtit në Buka Bakery –Broçet Spelt

E njohur për produkte unike dhe vlera ushqyese të larta, Buka Bakery ka sjellur dy produkte të  reja me përmbajtje të  shijshme dhe të shëndetshme: Broçe  Spelt Fitness dhe Broçe  Spelt Muesli.

Broqet janë lloj i bukëve të vogla (kuleqë), me prejardhje nga Gjermania, ku njihen si produkte që konsumohen më së shumti në këtë vend.

Receta e tyre u zbulua afër 10.000 vjet më parë dhe zakonisht janë në formë të rrumbullakët dhe kanë vlera të larta ushqyese. Varësisht nga shija që kanë mund të përdoren si bukë  ose për sanduiçe.

Broçet e Buka Bakery, përveq shijes së pazëvendësueshme kanë edhe  vlera ushqyese që janë shumë të larta. Mielli spelt i cili është përbërës kryesor i tyre, përmban vitaminën B1, B6 dhe E, që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor. Broçet Spelt kanë sasi të lartë të karbohidrateve dhe janë burim i shkëlqyer i fibrave.

Përmbajtja e këtyre broçeve pasurohet edhe më shumë nga prania e farërave të lulediellit; që japin kontribut direkt në shëndetin e zemrës, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përmbajnë veti antiinflamatore dhe shumë efekte tjera pozitive.

Rrushi dhe kajsia e thatë përveq që u japin ëmëbëlsi broçeve Spelt, i pasurojnë ato edhe me acide yndyrore të pangopura, vitamina, minerale, fibra dhe substanca tjera të shëndetshme për organizmin.

Këto dy produkte mund t’i gjeni në të gjitha këndet Buka brenda marketeve Meridian Express dhe Buka Bakery te Qafa.

Ju mirëpresim!

Youtube

Arkiva

Kategoritë