Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
”Injorimi i kolegëve të punës, ju bënë më produktiv”

Sipas një hulumtimi mbi 90 për qind e puntorëve, pengohen gjatë punës – së paku njëheë në ditë. Sipas psikologes, Ulrika Leons, gjitha pengesat qe vijnë nga të tjerët, pengojnë shumë procesin e punës.

Puna në zyrë kërkon nivel të lartë të koncentrimit në disa lloj detyra – por kjo gjë mund të bëhet pothuajse e pamundur për shkak të kolegëve, që me raste mund të ju bëjnë pyetje.

Sipas Leons, nëse pengohen nga kolegët gjatë procesit të punës, nevojiten 5 deri në 25 minuta që të fokusoheni sërish në detyrën paraprake.

Por si të qëndroni të fokusuar?

Disa punëtor përdorin kufjet si një mënyrë për t’i treguar kolegëve që nuk dëshirojnë të flisni.

Të tjerët preferojnë që të ndahen fizikisht nga kolegët, duke mbyllur derën e zyrës

Ka punëtor nëpër shumë kompani që preferojnë të shkojnë herët në mëngjes, apo të qëndrojnë deri vonë në mënyrë që të mos shpërqendrohen nga kolegët./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë