Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Zakonet e gjuhës së trupit që duhet të largoni

Ne jo gjithmonë vërejmë se çfarë po bëjmë me këmbët, duart tona ose shprehjen e fytyrës ndërsa njerëzit e tjerë janë rreth nesh. Mund edhe të mos na kalojë mendja se ato gjëra janë të rëndësishme. Por gjuha e trupit në të vërtetë mund të thotë shumë për personalitetin dhe ndjenjat tuaja. Dhe kjo thjesht mund të ju ndihmojë të bëni një përshtypje të mirë dhe të merrni punën e ëndrrave tuaja, ose, përkundrazi, t’i bëni njerëzit të duan të ju shmangin.

Ekzistojnë disa zakone të gjuhës së trupit, të cilat duhet t’i mënjanoni, gjë që mund të ketë një efekt pozitiv në jetën tuaj. Le të shohim se cilat janë ato zakonet!

1. Qëndrimi shtrembër

Qëndrimi juaj mund të thotë shumë për nivelin tuaj të vetëbesimit. Nëse lëvizni vazhdimisht, do të tregojë se po ndjeheni të pasigurt. Nëse nuk e rregulloni qëndrimin tuaj, njerëzit ende mund ta shohin atë si një shenjë të vetëvlerësimit të ulët.

2. Kryqëzimi i këmbëve ose krahëve

Është e natyrshme që shumë njerëz të kryqëzojnë krahët dhe këmbët kur të ulen. Sidoqoftë, nëse po flisni me dikë, kjo mund t’ju bëjë të dukeni mbrojtës. Mund të dërgojë një mesazh që ju nuk jeni i hapur për të bashkëvepruar me një person tjetër ose të dëgjoni ato që ata kanë për të thënë, ose se ndjeheni të pakëndshëm në praninë e tyre. Nëse qëndroni normal, do të shfaqeni më të besueshëm.

3. Jorehatia (prekja e trupit ose gjësendeve)

Pavarësisht nëse ky është një zakon që keni në të gjitha kohërat, apo thjesht diçka që bëni në situata stresuese për të rehatuar veten, duhet të përpiqeni ta hiqni. Nëse rrotulloni flokët, prekni unazat, prekni gishtat dhe këmbët, ose kontrolloni vazhdimisht orën tuaj gjatë një bisede ose një takimi të rëndësishëm, mund të duket sikur jeni të mërzitur dhe se doni të jeni më tepër diku tjetër.

4. Fërkimi i qafës

Fërkimi i qafës mund të jetë diçka që bëni për të lehtësuar stresin. Apo ndoshta ju thjesht e bëni atë për të lehtësuar tensionin në atë zonë, edhe nëse asgjë nuk ju bën të shqetësoheni. Në çdo rast, jini të vetëdijshëm për atë që bëni me duart tuaja dhe përpiquni të shmangni këtë sa më shumë që të jetë e mundur. Përndryshe mund të zbulojë ankthin dhe sikletin tuaj tek njerëzit e tjerë.

5. Kafshimi i thonjve

Një zakon tjetër që u tregon njerëzve të tjerë se jeni nervoz është kafshimi i thonjve. Kjo mund të ju ndihmojë të lehtësoni stresin, por gjithashtu tregon mënyrën se si ndiheni. Përveç kësaj, mund të jetë shqetësuese për personin me të cilin po flisni. Së fundmi, do të dëmtojë gjendjen e thonjve tuaj. Dhe meqenëse njerëzit ju gjykojnë për pamjen tuaj, ju mund të lini një përshtypje të keqe./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë