Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi shpallet emergjencë shëndetësore ndërkombëtare nga OBSH-ja


Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur emergjencë globale gjendjen me koronavirusin. E kjo vie pasi që ky virus ka filluar të përhapet nga Kina në vende tjera të botës.

“Arsyeja kryesore për këtë vendim nuk është ajo që po ndodhë në Kinë, por çfarë po ndodh në vendet tjera”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH ka shprehur shqetësim se virusi mund të përhapet nëpët vendet që kanë sisteme të dobëta shëndetësore. Kjo organizatë ka deklaruar se deri më tani janë 98 raste në 18 vende tjera jashtë Kinës, por ende nuk ka ndonjë vdekje.

Shefi i OBSH-së e ka vlerësuar koronavirusin si një “shpërthim të paparë”, por i cili do të përballet me masa poashtu të “papara”. Dr. Ghebreyesus i ka vlerësuar lart masat e jashtëzakonshme që i ka ndërmarr Kina për parandalimin e virusit.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi deri më tani në Kinë ka shkuar në 170./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë