Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse shoqëria e fëmijërisë dhe e shkollës së mesme ka aq shumë rëndësi?

Shoqëria është një prej gjërave më të cmueshme në jetën e secilit. Madje studime shkencore mbështesin idenë që shoqëria ndihmon shëndetin mendor.

Janë disa lloj shoqërish që duhet t’i keni pasi luajnë rol të rëndësishëm në secilën etapë të jetës.

Miqtë e fëmijërisë – sipas studimeve shokët dhe shoqet e fëmijërisë janë të rëndësishëm pasi ndihmojnë në zhvillimin e shkathtësive sociale si dhe në ndjesinë e përkatësisë. Për më tepër, shoqëria e fëmijërisë ndihmon në rikujtimin e momenteve të fëmijërisë.

Shoqëria e shkollës së mesme – studimet thonë që kualiteti i shoqërisë në shkollë të mesme ndikon në shëndetin mendor më vonë.  Sipas autorës së këtij studimi, Rachel K. Narr nëse shoqëria e fëmijërisë të ndihmon në zhvillimin e sjelljeve sociale, ata të shkollës së mesme të ndihmojnë në aftësinë e lidhjes që ka individi me shoqërinë.

Shoqëria nga Universiteti – janë padyshim ata me të cilët secili person i ndanë bisedat më intelegjente. Sipas studimeve shoqëria nga vitet e studimeve ndihmon në zhvillimin akademik./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë