Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që duhet konsumuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet e traktit urinar

Infeksioni i traktit urinar, është infeksion në gjitha pjesët e sistemit urinar.

Sistem urinar përfshin disa organe që formojnë më pas urinën. Në këtë sistem përfshihen: veshkat, fshikëza urinare, urteri dhe urtetra.

Veshkat janë organe që filtrojnë gjakun dhe formojnë urinën. Në fshikëzën urinare mbahet urina. Ureteri transporton urinën nga veshkat në fshikëz kurse uretra transporton urinën nga fshikëza jashtë trupit.

Infeksionet zakonisht përshihen në fshikëz dhe urterë.

Ajo që është e rëndësishme për infeksionet në traktit urinar, është që personat e prekur nga ky infeksion duhet të kujdesen për ushqimin.

Shumë e rëndësishme për të prekurit nga infeksioni i traktit urinar, është që të konsumojnë shumë lëngje. Arsyeja pse duhet konsumuar lëngje është se ato ndihmojnë që të largohet bakteria nga trupi. Hidratimi është çelës për tu shëruar nga infeksioni i traktit urinar.

Vitamina C, gjithashtu luan rol në uljen e rrezikut prej prekjes së infeksionit urinar. Të dhënat nga “John Hopkins Medicine” tregojnë se rritja e konsumit të kësaj vitamine, lidhet drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut nga prekja e këtij lloj të infeksionit.

Vitamina C, rritë aciditetin në urinë e për këtë arsye shkatërron edhe mikrobet që e shkaktojnë infeksionin.

Një person që ka infeksion të traktit urinar, duhet me domosdo të ndalojë përdorimin e kafesë, ushqimeve pikante, alkoolit, cigares e pijeve me gaz.

Personi që ka infeksion të traktit urinar, duhet të ndalojë konsumimin e kafesë, alkoolit, ushqimeve pikante, cigares, pijeve me gaz dhe ëmbëlsirave./ Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë