Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Dasma e shtrenjtë rritë mundësinë për divorc!

Shumë cifte shpenzojnë një mal me para, vetëm për një dasmë perfekte! Por, studiuesit thonë që sa më pak që shpenzohet për dasmë, aq më  i lumtur është cifti.

Përderisa industria e dasmave, tentojnë që të bindin konsumatorët që të shpenzohet tej mase për një dasmë, profesorët e Emory University kanë bërë dicka unike – kanë hulumtuar nëse ekziston një lidhshmëri mes parave të shpenzuara në dasmë dhe jetëgjatësisë së martesës.

Ata kanë hulumtuar dasmat që i kanë bërë 3 mijë persona.  Sipas këtij hulumtimi, ciftet që kanë shpenzuar më pak se 1 mijë dollarë për ceremonin e dasmës, kishin 50% më shumë shanca të qëndronin së bashku tërë jetën, krahas atyre që i kanë shpenzuar më shumë se 20 mijë dollarë për dasmë.

E njëjta vlenë edhe për unazën e fejesës. Rreziku nga divorci, sipas tyre, rritet me rritjen e cmimit të unazës!

Sipas ekspertëve një prej arsyeve mund të jetë edhe kredia që cifti marrin, për ta realizuar ‘dasmën perfekte’./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë