Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
5 gjëra që po ua prishin lumturinë!

Të gjithë ne ndonjëherë ndjehemi jo të lumtur, edhe pse nuk kemi ndonjë arsye të qartë. Hulumtimet thonë që ekzistojnë disa arsye për depresion dhe pakënaqësi, si një çekuilibër kimik, një ngjarje stresuese për jetën, dobësi gjenetike dhe ilaçe që ne marrim.

Ne nuk mund të kontrollojmë disa nga këto shkaqe pa ndihmë profesionale, por patjetër mund të kontrollojmë nivelin e stresit në jetën tonë. Ndonjëherë duhet të shpëtojmë nga disa gjëra në mjedisin tonë në mënyrë që të ruajmë paqen e mendjes.

Më poshtë mund të shihni një listë të 5 gjërave që mund të prishin lumturinë tuaj në baza ditore.

1. Vetë-gjykimi dhe gjykimi i të tjerëve

Të jesh jashtëzakonisht i gjykueshëm ndaj vetvetes është një rrugë e drejtpërdrejtë drejt pakënaqësisë. Roland Alexander, Ph.D., pretendon se vetë-gjykimi negativ na pengon të arrijmë potencialin tonë të plotë dhe ai ka një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Ndaloni përqendrimin në dobësitë tuaja dhe zhvilloni pikat e forta.

Në fillim, duket sikur nuk ka asnjë lidhje midis gjykimit të të tjerëve dhe të qenurit i lumtur. Por ka një lidhje të drejtpërdrejtë – gjykimi është një reflektim i botës tuaj të brendshme. Duke kritikuar njerëzit e tjerë, ju krijoni negativitet të panevojshëm në jetën tuaj.

2. Faji, keqardhja dhe e kaluara

Të gjithë bëjmë gabime, kjo është mënyra se si funksionon jeta. Por mos lejoni që këto gabime të mbërthehen në kokën tuaj dhe të ndikojnë në të ardhmen. E vetmja gjë që mund të bëni është të mësoni nga këto gabime dhe të bëheni një person më i mirë. Nëse mendoni se keni bërë dikë të ndihet keq, kërkojini falje dhe vazhdoni më tej. Mos lejoni që faji dhe keqardhja nga e kaluara të shkatërrojnë lumturinë tuaj.

3. Frika nga e panjohura

Të shqetësohesh për diçka me të cilën nuk je njohur është mirë. Por duhet të mbani mend se gjërat e mira ndodhin kur dilni nga zona juaj e rehatisë. Nëse keni dashur të provoni diçka për një kohë të gjatë, por keni qenë të frikësuar – thjesht shkoni përpara dhe provojeni.

4. Mendimi se bota është  bardh e zi

Të menduarit në ekstreme është gjithashtu diçka që ju pengon lumturinë. Asgjë nuk duket njësoj nga këndvështrimet e njerëzve të ndryshëm. Askush nuk është absolutisht i drejtë ose i gabuar, thjesht pranojeni atë. Mundohuni të gjeni pozitivitet  edhe kur duket se bota po prishet.

5. Xhelozia

Të qenit xheloz për suksesin e dikujt ose lumturinë ju bën të pakënaqur. Mos e krahaso veten me askënd, sepse jeta, prejardhja dhe mjediset nuk janë të njëjta. I vetmi person me të cilin duhet ta krahasoni veten është e kaluara. Mos harroni se nëse jeta e dikujt duket se është e përsosur, nuk do të thotë se ashtu është.

Mundohuni të jeni të lumtur për të tjerët dhe të festoni suksesin e tyre. Gjeni frymëzim në tregimet e njerëzve të tjerë dhe mësoni prej tyre./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë