Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta motivoni veten për t’i kryer detyrat e shtëpisë?

Studentët shpeshherë i lënë detyrat për afatin e fundit. E kur ky afat vjen, nuk dinë nga t’ia fillojnë. Për këtë arsye, duhet një mësim sistematik, por si ta motivoni veten?

Janine L.Nieroda-Madden, është profesoreshë e gjuhës angleze në Universtetin e Syracuse në Neë York,  si dhe autore e disa librave që kanë të bëjnë me ‘mësim-nxënien’.

Ajo në librat e saj, tregon disa prej mënyrave se si të mësojmë dhe t’i kryejmë detyrat e shtëpisë.

Caktoji prioritetet

Madden, sugjeron që të caktoni një listë me prioritete. Sipas saj, studentët i ndihmon shumë një listë e prioriteteve, pasi kjo gjë të ndihmon që të kuptosh për qëllimet. Ajo thotë që kur ato detyra i përfundoni, largimi i këtyre detyrave nga lista, të sjellë një ndenjë kënaqësie.

Kryeni së pari detyrat më të vështira

Filloni me detyrat më të vështira, kjo pasi sipas saj keni më shumë energji që të fokusoheni.

Ndani detyrat në disa pjesë

Kur filloni të kryeni një detyrë që ka shumë përgjegjësi, në fillim mund të ndjeni sikur kjo gjë është e pamundur. Ajo sugjeron që këtë detyrën me aq rëndësi, ta ndani në tre apo katër pjesë, kështu ju do të keni më shumë mundësi që ta kryeni të gjithën./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë