Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Hapet qendra e qëndrimit ditor për fëmijë në situatë rruge në kryeqytet

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Organizatën Terre des hommes – Kosovo (Tdh), ka hapur Qendrën e qëndrimit ditor për fëmijë në situatë rruge.

Kjo qendër është bazuar në modelin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbimet për fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje si dhe shërbimet e specializuara për fëmijët – viktima të abuzimit seksual, të zhvilluar enkas për Kosovë nga Tdh.

Përmes ofrimit të shërbimeve të integruara, kjo qendër do të kontribuojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve gjë që mundëson zvogëlimin e kohës që ata kalojnë në rrugë, duke minimizuar kështu rreziqet e mundshme që u kanosen atyre mu për shkak të qëndrimit të gjatë në rrugë.

Kjo qendër do të ofrojë një ambient të ngrohtë ku këta fëmijë do të ndihen të sigurt dhe do të kenë mundësinë të integrohen.

Në shërbime poashtu përfshihen shujtat ushqimore, lojërat edukative, socializimi e aktivitetet arsimore, si dhe këshillimi profesional./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë