Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
ÇFARË ËSHTË TRIPOFOBIA DHE A EKZISTON VËRTETË AJO?

Mund të ndodh që ju të jeni në mesin e mijëra njerëzve me tripofobi – Tripofobia është frika nga materialet, ekranet apo vrimat e zeza natyrale ose artificiale. Ende nuk dihen saktësisht proceset e trurit që shkaktojnë reagime ndaj një imazhi të montuar apo një materiali të errët.

Shumica e njerëzve tripofobikë tregojnë neveri si simptomë të tyre kryesore, e cila është e rrallë në fobitë e njohura, ku frika është më e përhapur, sipas një përmbledhjeje të vitit 2018 në Frontiers of Psychiatry. Gratë duket se kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë tripofobi, dhe diagnozat më të shpeshta të saj shoqëruese janë çrregullimi depresiv kryesor dhe çrregullimi i ankthit të përgjithësuar.

Fobitë zhvillohen kur njerëzit kanë një ndjenjë të ekzagjeruar të frikës për një situatë, vend, ndjenjë ose objekt; ky reagim mbizotërues mund të burojë nga përvojat e tyre traumatike ose nga përgjigjet që ata kanë kapur nga vëzhgimi i të tjerëve. Shanset për tu prekur nga një fobi varet nga historia gjenetike e një personi.

“Është e rëndësishme të kuptohen arsyet themelore të frikës të individit ndaj objekteve ose imazheve me vrima të vogla,” tha psikologu Anthony Puliafico, profesor ndihmës i psikologjisë klinike. 

“Nëse një individ thjesht” neveritet “nga fotografitë e vrimave të vogla ose modeleve, por shmangia e tyre nuk dëmton funksionimin e tyre, kjo nuk do të ishte një fobi.”

Me fjalë të tjera, një fobi duhet “të ndërhyjë ndjeshëm në rutinën normale të personit”, siç thuhet në DSM-5. Shkencëtarët mbeten të dyshimtë nëse tripofobia e përmbush këtë kriter, megjithëse më shumë hulumtime mund të zgjidhin këtë pyetje.

Studimet rreth kësaj çështjeje janë të pakta; sipas disa specialistëve është një lloj neverie më shumë se sa frikë e paarsyeshme. Ndërsa, një hipotezë tjetër tregon që përgjigjja ndaj imazhit mund të jetë krejtësisht instiktive.

Kjo gjë mund të duket e pakuptimtë për shumë njerëz, por për ata të cilët vuajnë nga kjo fobi i kap paniku nga çdo gropë apo vrimë që mund të shikojnë në një objekt të caktuar. Dhe kjo i bën ata të shmangin të gjitha objektet me vrima./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë