Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
A janë të sëmurë ata që mezi ngrihen nga shtrati?

Shumica prej nesh nuk e ka me qejf të ngrihet në mëngjes. Shtyjmë alarmin, flemë një orë më tepër me një sy hapur, ankohemi dhe rënkojmë deri kur ngrihemi në këmbë përfundimisht. Është normale, për sa kohë s’bëhemi vonë për në shkollë a punë.

Ka disa njerëz ama, që e kanë të pamundur të ngrihen nga krevati. Quhen klinomaniakë dhe vuajnë nga një gjendje psikologjike që s’i lë të ngopen me gjumë. Kjo gjendje nuk i lejon të bëjnë një jetë normale, pasi e vetmja gjë që kanë ndërmend, është gjumi. Edhe nëse kanë fjetur 12 ose 13 orë, klinomaniakët duan një orë më tepër. Për një të rritur, mjaftojnë 7 deri në 8 gjumë.

Ç’është klinomania?

Klinomania vjen nga greqishtja, ku “clino” do të thotë shtrat, ndërsa “mania” varësi. Pra, fjalë për fjalë, përkthehet “varësi nga shtrati”. Klinomaniakët që vuajnë nga kjo gjendje psikologjike ndjejnë një dëshirë të fortë për të qëndruar në shtrat, pavarësisht përgjegjësive apo impenjimeve që mund të kenë.

Klinomania është një çrregullim psikologjik ose mendor. Përfshihet në çrregullimet e ankthit dhe është  i lidhur me depresionin dhe lodhjen kronike. Klinomaniakët duan të arratisen nga përgjegjësitë e tyre profesionale a personale dhe të flenë për të harruar problemet që po hasin. Thjesht duan të flenë, pavarësisht pasojave.

Klinomaniakët mund të zgjohen lehtësisht nga gjumi, por nuk mund të ngrihen lehtësisht nga shtrati.

Cilat janë simptomat e klinomanisë?

1. Pas një dite të lodhshme, e vetmja gjë që do të bësh është të shtrihesh në shtrat dhe të flesh për 12 orët e ardhshme. Mëngjesin e ditës tjetër keni vështirësi për t’u zgjuar.

2. Të vetmet gjëra që mendoni gjatë ditës janë krevati, jastëku, gjumi.

3. Do të preferonit gjumin para seksit.

4. Kur ndiheni të trishtuar apo të vetmuar, preferoni të shtriheni dhe të flini në vend të dilni dhe të takoni njerëz të tjerë.

5. Jeni rregullisht vonë për punë sepse jeni gjatë gjithë kohës në gjumë.

A ka kurë?

Rekomandohen kura natyrale si ushtrimet fizike dhe ndryshime në dietë, ose mjekime si injeksionet e serotoninës. Drejtohuni një specialisti para se të merrni masa.

S’ka të bëjë me dembelizmin apo lodhjen, pasi është çrregullim psikologjik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë