Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
A ndikon stresi në shtimin e peshës?

Keni probleme në punë ose në shtëpi, jeni të stresuar, dhe ky stres ka filluar të jape shenja?

Po vëreni se po shëndosheni dhe nuk po e dini se nga po ju vinë ato kile?

Stresi mund të jetë një nga fajtorët. Ai luan një rol të madh në shtimin e peshës. Ndërsa mund t’ju bëjë të keni më pak oreks në fillim, stresi “kronik” afatgjatë në fakt rrit urinë tuaj.

Pse? Sepse trupi juaj mendon se keni përdorur kalori për t’u marrë me stresin tuaj, edhe pse nuk keni, thotë Pamela Peeke, MD, një profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Maryland. 

Sipas një hulumtimi, personat që përjetojnë situata të vështira dhe stresuese kanë më shumë gjasa që të kthehen në obezë në krahasim me të tjerët.

Studimet kanë nxjerrë në pah se stresi ndikon në sjelljen dhe në aktivitetin Neuro-hormonal, çka sjell dhe rritje të prodhimit të kortizolit që lidhet direkt me shtimin e peshës.

Ato gjithashtu bënë të ditur se stresi rrit rrezikun për tu bërë obez me 36%, dhe sa më i lartë të jetë   niveli i stresit aq më i madh është rreziku./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë