Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
A është vrapimi arma më e mirë kundër ‘gjeneve të mbipeshës’?

Njerëzit të cilët janë gjenetikisht të prirur ndaj mbipeshës mund të fitojnë peshë më lehtë se të tjerët.

Por të kesh të ashtuquajturat “gjenet e mbipeshës” nuk e bën një person të destinuar të fitojë kile.

Rast konkret: Një studim i ri sugjeron që disa lloje ushtrimesh mund të ndihmojnë në largimin e mbipeshës, madje edhe për ata që janë të predispozuar gjenetikisht ndaj kësaj gjendjeje.

Studiuesit kanë analizuar informacione nga më shumë se 18,000 njerëz në Tajvan të moshave 30 deri në 70 të cilët siguruan mostra gjaku dhe renditën gjenomet e tyre. Pjesëmarrësit raportuan nëse ushtrojnë rregullisht, dhe nëse po, çfarë lloj stërvitje kanë bërë ata zakonisht. [Mënyra më e mirë për të humbur peshë në mënyrë të sigurt]

Ata më pas skanuan gjenomet e pjesëmarrësve, duke kërkuar gjenet që ishin të lidhura me një rrezik të shtuar të mbipeshës. Tjetra, hetuesit ekzaminuan nëse ushtrime të caktuara kundërveprojnë me këtë rrezik. (Studiuesit përdorën disa masa të mbipeshës, duke përfshirë indeksin e masës trupore, ose BMI; përqindjen e yndyrës së trupit; dhe perimetrin e belit)

Në përgjithësi, njerëzit që raportuan të merreshin me ndonjë lloj stërvitje të rregullt kishin një BMI më të ulët se ata që nuk merreshin me ushtrime të rregullta. Kjo ishte e vërtetë edhe në mesin e njerëzve që ishin gjenetikisht të prirur ndaj mbipeshës.

Por një ushtrim me efektin më të fortë anti-obezitet doli të jetë: vrapimi.

Pjesëmarrësit me gjenet e mbipeshës, të cilët vrapojnë, kanë një BMI më të ulët, përqindje më të ulët të yndyrës në trup dhe një perimetër më të vogël të belit sesa njerëzit me rrezik gjenetik të ngjashëm, të cilët nuk vrapojnë.

Por edhe për ata që nuk mund të vrapojnë, mos kini frikë: Katër lloje të tjera ushtrimesh janë gjithashtu të lidhura me një BMI më të ulët midis individëve në rrezik për mbipeshë. Këto përfshijnë ngjitje malore, ecje me shpejtësi, lloje të caktuara të vallëzimit dhe seanca të gjata të jogas.

Përfitimet e këtyre ushtrimeve ishin më të mëdha midis atyre që kishin rrezikun më të madh gjenetik të mbipeshës.

Këto gjetje tregojnë se “megjithëse faktorët trashëgues janë kritikë për obezitetin, kryerja e llojeve të ndryshme të ushtrimeve mund të modifikojë këtë marrëdhënie”. Me fjalë të tjera, gjenet tuaja nuk janë fati juaj./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë