Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është hernia dhe ku të trajtohet pa hapjen e barkut?

Hernia, ndryshe njihet si shoma, ka të bëjë me depërtimin e organeve përmes vrimave të fituara ose natyrore, për shkak të dobësimit të murit.

Shoma, paraqitet tek të dy gjinitë njëjtë, si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Tek disa njerëz paraqitja e saj, lidhet me ndonjë dhimbje por tek disa të tjerë kalon pa u vërejtur.

Deri vonë, operimi i saj nuk ishte i lehtë, pasi për ta operuar duhej hapur i gjithë abdomeni.

Në vendin tonë në Spitalin Sirona mundtë bëhet trajtimi i hernive inguinale, ombilikale dhe të abdomenit të sipërm, vetëm me anë të laparoskopisë, pa pasur nevojë hapjen e barkut.
Kjo metodë është shumë më efikase se metoda e vjetër. Plaga është vetëm 1 cm, qëndrimi në spital i panevojshëm, dhimbjet më të vogla, rikthimi në punë dhe sport më i shpejtë dhe suksesi i trajtimit më i madh.

Me këtë metodë mund të trajtohen edhe hernitë që paraqiten pas operacioneve të mëparshme si dhe përsëritja e hernive pas operacionit më metodën klasike.

Imazhet e tilla kur hapet i gjitha abdomeni i takojnë të kaluares.

Image may contain: one or more people and text

Youtube

Arkiva

Kategoritë