Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
A e rrit ushtrimi aerobik madhësinë e trurit?

Në një bashkëpunim të parë të llojit të tij ndërkombëtar, studiuesit nga Instituti Kombëtar i Mjekësisë Plotësuese në Australi së bashku me Divizionin e Psikologjisë dhe Shëndetit Mendor në Universitetin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar ekzaminuan efektet e ushtrimit aerobik në një rajon të trurit të quajtur hipokampus, i cili është kritik për kujtesën dhe funksionet e tjera të trurit.

Shëndeti i trurit zvogëlohet me moshën, me tkurrjen mesatare të tij me rreth pesë përqind në dekadë pas moshës 40 vjeç.

Studiuesit rishikuan në mënyrë sistematike 14 studime klinike të cilat ekzaminuan skanimet e trurit të 737 personave para dhe pas programeve të ushtrimeve aerobike.

Pjesëmarrësit përfshinin një përzierje të të rriturve të shëndetshëm, njerëz me dëmtim të butë njohës si Alzheimer dhe njerëz me një diagnozë klinike të sëmundjes mendore përfshirë depresionin dhe skizofreninë. Mosha shkonte nga 24 në 76 vjeç me një moshë mesatare 66 vjeç.

Pas ekzaminimeve, lajmi i mirë është se ushtrimi aerobik rrit vëllimin në hipokampus dhe mund të përmirësojë funksionin e kujtesës së bashku me ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të trurit teksa jetojmë.

“Kur stërviteni prodhoni një kimikate të quajtur faktor neurotrofik që rrjedh nga truri (BDNF), i cili mund të ndihmojë për të parandaluar përkeqësimin e trurit,” tha z. Firth.

“Të dhënat tona treguan se përfitimet e trurit janë për shkak të ushtrimeve aerobike që ngadalësojnë përkeqësimin e madhësisë së trurit. Me fjalë të tjera, ushtrimi mund të shihet si një program mirëmbajtjeje për trurin. “

Është interesante që ushtrimi fizik është një nga metodat e pakta të “provuara” për ruajtjen e madhësisë dhe funksionimit të trurit në moshë më të vjetër./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë