Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
A vlejnë testet screening për kancerin e pankreasit? – Rekomandimet e fundit

Sipas rekomandimeve të fundit, të publikuara në JAMA, është rikonfirmuar mos kryerja e ekzaminimeve depistuese për kancerin e pankreasit në personat asimptomatikë, duke konkluduar se benefitet potenciale nga Screening-u nuk i tejkalojnë dëmet që mund të shkaktohen.

Këto rekomandime nuk janë të vlefshme për personat me risk të lartë për këtë sëmundje. Risk të lartë për kancer të pankreasit kanë personat me sindroma gjenetike të trashëguara ose histori familjare me kancer të pankreasit.

Nëse do të kishte një test screening efektiv që do të identifikonte kancerin e pankreasit në fazën e tij të hershme dhe nëse do të kishtë njëkohësisht trajtime efektive për këtë fazë të sëmundjes, që mund të parandalonin vdekjen nga kjo sëmundje, atëherë mund të mendonim se screening-u do të kishte një vlerë. Por e vërteta është se edhe në fazat e hershme të kancerit të pankreasit, mbijetesa nuk është shumë e favorshme.

Vendimi për rekomandimet mbi Screening-un e kancerit të pankreasit është bazuar në një rishikim të studimeve dhe literaturës, duke krahasuar benefitet potenciale me dëmet që mund të shkaktohen si pasojë e Screening-ut. Faktet e reja mbi këtë çështje janë mbledhur nga 13 studime të reja, kryesisht të kryera në persona me risk të lartë për kancer pankreasi. Ato kanë rezultuar të pamjaftueshme për ndryshime të mundshme në protokollin screening të kancerit të pankreasit.

Në një artikull të publikuar në JAMA Surgery është theksuar se asnjë progres real nuk është bërë në lidhje me diagnostikimin e hershëm të kancerit të pankreasit dhe se klinicistët në përgjithësi janë të prirur të ndjekin qasje diagnostikuese dhe trajtuese invazve dhe agresive, në përpjekje për të luftuar sëmundjen. Megjithatë, duke marr në konsideratë rezultatet e këtyre trajtimeve, këto sjellje pothuajse nihiliste ndaj sëmundjes janë një ndër shkaqet e mos progresit në drejtim të zbulimit të metodave efikase për depistim.  

Në një tjetër publikim në JAMA Internal Medicine, janë diskutuar sfidat të lidhura me screening-un e kancerit të pankreasit, duke përfshirë lokalizmin e pankreasit, tendencën për progress të shpejtë të kësaj sëmundje dhe asimptomatikën në fazat e hershme. Teknologjia imazherike aktuale nuk të lejon të bësh dallimin ndërmjet displazisë së gradës së lartë dhe prekursorëve të gradës së ulët, çka e vështirëson diagnostikimin e hershëm.

Ndër mënyrat më të mira për të rritur rezultatin e testeve depistuese është identifikimi i personave me risk të lartë për të zhvilluar kancer të pankreasit.

Personat me risk të lartë janë ata më histori familjare me kancer të pankreasit (të paktën 2 pjestarë të familjes); me mutacion gjenetik në gjenet BRCA1, BRCA2, p16/CDKN2A, PALB2, STK11, ATM, PRSS1 dhe gjenet MMR; të moshuar në fillimet e një diabeti mellitus dhe individët me neoplazi intradukate papilare mucinoze ose neoplazi mucinoze cisitike. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë