Mër, Gus 12, 2020
Banner Top
Banner Top
77 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë me dije që në këtë komunë janë gjithsej 77 raste aktive me COVID-19.

Ismajli ka bërë thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe të MSH-së.

“Të dashur qytetarë,

Nga të dhënat e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga 413 mostra të marra, 214 raste rezultuan pozitive me COVID19. Ndërsa, nga Komuna e Gjilanit, deri më tani, raste të rezultuar pozitive me COVID19 janë gjithsej 230 raste.

Raste aktive i kem 77. Nga këto raste kemi të prekur 42 meshkuj dhe 35 femra. Të shëruar plotësisht i kem 149 raste. Fatkeqësisht, 4 raste kanë rezultuar me vdekje.

Po presim edhe rezultatet e mostrave tjera të marra nga Gjilani. Vazhdoni të bëni kujdes të shtuar, për vetën dhe familjet tuaja, e sidomos, për të moshuarit të cilët i keni në shtëpi.

Shmangni kontaktet me duar me njëri-tjetrin. Kur të përshëndeteni, mbani distancën e duhur, së bashku me maskën mbrojtëse. Pastroni duart shumë herë. Nëse i përmbahemi këtyre rekomandimeve, virusi nuk do të gjejë vend tek ne dhe familjet tona.

#bashkeiadalim“, ka shkruar Ismajli në Facebook.

Arkiva

Kategoritë