Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
758 pacientë janë trajtuar këtë fundjavë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Këtë fundjavë në spitalin e Pejës kanë kërkuar ndihmë 758 pacientë, me kërkesa e nevoja të ndryshme.
Në një njoftim në faqen zyrtare të spitalit janë dhënë detaje të rasteve të cilët janë trajtuar këtë të shtunë dhe të diele.

“Gjatë këtij vikendi 758 pacientë janë trajtuar si raste emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 57 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
16 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 11 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 vajza dhe 4 djem.
16 operacione janë kryer në Sallën e Operacioni gjatë vikendit që sapo kaluam.
Analiza kanë kryer 482 pacientë që në total kanë bërë 5,865 analiza.” /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë