Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
73 ditë, për të fillu sonte shijimin e dritës së betejës së fituar- zero raste!

Festen e Fitër Bajramit, jo të gjithë e festuan në gjirinë e ngrohtë të familjes.

Stafi shëndetësorë sikur nuk kanë festa, ata qëndruan  në vendet e tyre të punës, aty ku ne më shumti kemi nevojë për ndihmë.

Jo vetëm që nuk festuan, por as nuk iu tremben virusit Covid 19.

Dr Merita Brovina ishte një nga qytetarët që mori këtë kujdes me shumë përkushtim pikërisht në ditën e më festive të myslimanëve. E këtë e ka ndarë me ne përmes një statusi në faceebok

Pandemia padyshim na dha shumë lekcione, për ata që dojnë me kuptu domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve publike. Na dha lekcion që paraja nuk të bën punë, që Sistina mbyll dyert kur kercënohet shëndeti publik botëror, se vjen një moment dhe do jemi të gjithë mbi një strehë të quajtur Sherbimi Publik Shëndetësor. Të pasur e të varfer, të arsimuar apo jo, pushtetar apo qytetar i thjesht do ulesh e shtrihesh në një shtrat të demoluar, në një dhomë me kushte minimale funkcionimi, ngaqë nuk ke ka të ja mbash tjetër. Jemi këtu të gjithë bashkë duke e ndjerë atë që ndërtuam për 20 vjet!
E atje kur troket në derë siç bera unë ne orët e hershme të mëngjesit gjen në këmb ata që as nuk e vënë në mendje vetën para teje. Në asnjë moment në Klinikën Emergjente e as në QKMF, nuk ndjen që ata hezitojnë apo frigohen për vetën e tyre. Për ta nuk ka Covid-19 në horizont, nuk ka shërbim në distancë. Sheh vrapim e mobilizim për të ndihmuar e për t’i ndal dhimbjet!
Andaj gjykojmë më shumë seç duhet, frustrohemi e sulmojmë më shumë se sa dikush meriton, përgjithësojmë shumë e më shumë seç duhet, shajm e gadasim edhe për atë që ata nuk kanë faj!
Faleminderit të gjithve, që nuk pashë frikë as hezitim tek ju sot, ngaqë nuk është e lehtë të vësh tjetrin para vetës!
Dhe po duhet ta themi edhe atë me zë të lartë, të bëjmë diferencën në kuptimin e arritjës së më të mirës:
Për të ndjerë model funkcionimi të sistemit shëndetësorë, për mirësjellje të stafit, empati e humanizëm Shëndetësia Primare në Prishtinë!
QKMF, QMU?❤️

Youtube

Arkiva

Kategoritë