Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
7 mënyra të përdorimit të vajit argan

Shkruar nga :Edona Mulaj
Këshilla dhe receteta për beba dhe fëmijë

?7 mënyrat e përdorimit të vajit argan
Vaji Arganit është vaji më i çmuar i Marokut, është një vaj 100% i pastër dhe natyral që nxirret nga farat e frytit të pemës arganë. Një pemë e rrallë që mund të gjendet kryesisht vetëm në Maroko. Vaji është përdorur për shekuj me radhë për konsum, aplikime mjekësore dhe kozmetikë. Veçori e veçantë është se aplikimi në kozmetika ka një efekt pozitiv në shumë fusha.

7 fushat kozmetike më të rëndësishme janë:

?1. Mirëmbajtja e fytyrës.
Vaji arganit ushqen lëkurën dhe kujdeset intensivisht për të, duke e bërë lëkurën tuaj të ndjehet e butë. A keni lëkurë të thatë? 
Atëherë, ju duhet të provoni vajin e arganit. Brenda pak ditësh do të shihni se njollat ​​që keni në fytyrë do të zbehen ose largohen të tëra dhe lëkura juaj do të duket më e shëndetshme dhe merr përsëri shkëlqimin e saj . Dhe mbi të gjitha është ajo që ne kërkojmë ta kemi, do me thënë parandalimin e shpejt të plakjes së lëkurës.
Zbeh gjithsesi rrudhat të cilave më parë nuk i kemi kushtuar shumë kujdes. Mos te themi që nuk do kemi plakje të lëkurës por ky vaj mundëson zvogëlimin e rrudhave në fytyrë.

?2. Mirëmbajtja e trupit.
Jo vetëm fytyra juaj, por edhe pjesa tjetër e trupit tuaj përfiton nga përdorimi i vajit të arganit. Përdoreni vajin për të pastruar njollat ​​e thata si tek këto pjesë: bërrylat, gjunjët dhe thembrat e këmbëve. Për pjesën tjetër të trupit tuaj mund të përdorni një losion trupi me përmbajtje të vajit arganit. Lëkura merr më shumë rezistencë dhe mbetet elastike. Gjithashtu rrudhat parandalohen dhe lëkura e irrituar do të ndihet më e qetë, për shkak të stimulimit të rigjenerimit të qelizave, lëkura juaj do të duket dhe do të ndjehet më mirë pas përdorimit të rregullt.

?3. Mirëmbajtja e flokëve.
Vaji Arganit siguron kujdesin për flokët në disa zona. Nga vaji flokët bëhen të buta, jep shkëlqim dhe dukën më të shëndetshme. Gjatë përdorimit të vajit për shkëlqim mbi flokun tuaj nuk do bëhet e yndyrshme. Mjafton disa pika vaj të pastër mbi duar të pastra prekni flokët tuaja, pastaj shihni vet dallimin!

?4. Mirëmbajtja dhe thonj të fortë.
Masazhoni me një pikë vaj arganit mbi thonjtë tuaj, bëjeni këtë çdo ditë. Pas disa ditësh ato duken më mirë, janë më të shëndetshëm dhe më të fortë. Me këtë këshillë nuk do të keni më kurrë thonjtë të brishtë dhe të qara. Për më tepër, vaji gjithashtu është super e mirë edhe për cuticles.

?5. Vaj arganit në vaskën tuaj.
Shtoni disa pika të vajit argan në vaskën e mbushur me ujë. Është e dobishme nëse ju keni lëkurë të thatë. Ky vaj është i pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore. Kjo ushqen intensivisht dhe hidraton lëkurën tuaj.

?6. Kundër shenjave të striat dhe shenjat e plagëve.
A vuani nga shenjat e plagëve që keni pësuar ose shenjat e striave. Mendoj se koha ka ardhur ta provoni vajin e arganit. Sepse ajo forcon strukturat e lidhjes së proteinave në lëkurë, duke e bërë lëkurën tuaj të shtrënguar. 
Masazhimi i rregullt i lëkurës tuaj me vaj arganit, bën shenjat e strias dhe shenjat e plagëve më pak të dukshme.

?7. Kundër psoriazit ose ekzemë.
Vaji Arganit mund të zbehë simptomat e psoriazit. Psoriaze është një gjendje e lëkurës që shkakton shumë kruajtje dhe manifestohet në pika të kuqe dhe të thata në lëkurë. Këto vende quhen shpërthime. Hidratimi është shumë i rëndësishëm për të parandaluar dhe vaji arganit është shumë i përshtatshëm për këtë. Acidet yndyrore thelbësore të papërpunuara, së bashku me përqendrimin e lartë të vitaminës E, sigurojnë që lëkura të ushqehet dhe të mos thahet. Sterolet në vaj pakësojnë rrezikun e infeksioneve dhe sigurojnë që lëkura të mbajë më mirë lagështin. /Familja Ime

Youtube

Arkiva

Kategoritë