Mar, Jan 26, 2021
Banner Top
Banner Top
66 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covid-19.

Nga këta pacientë 58 të konfirmuar, dhe 8 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. 5 Pacientë janë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.


Nga personeli i Spitalit 5 Mjekë, 7 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.


Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.


Kanë qenë 6 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.
Në ditët e vikendit 228 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,906 analiza.

Arkiva

Kategoritë