Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
63 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, katër në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive, janë duke u trajtuar gjithsej 63 pacientë me koronavirus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se 50 raste janë në gjendje stabile, 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik”.

Bëhet e ditur se sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor, transmeton Klan Kosova.

Arkiva

Kategoritë