Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top
62 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 62 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 40 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, e në mesin e tyre 16 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 40 janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Nga personeli i Spitalit me COVID-19 janë infektuar gjashtë mjekë, 15 Infermierë dhe katër punëtorë nga personeli jo mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Arkiva

Kategoritë