Die, Dhj 6, 2020
Banner Top
Banner Top
6 USHQIME TË TRURIT PËR FUNDJAVË!

Shkruar nga: Dr. Blerim Myftiu Neurolog

1. KËRPUDHAT: Siç kam shkruar edhe para disa ditësh, publikimi i ri amerikan ka vënë në pah se kërpudhat e pasura me flavonoide ndikojnë në përmirësimin e përqendrimit dhe zbutjen e harresës. Shtimi i kërpudhave në meny në sasinë prej 150 gramësh për javë mund ta ulë për gjysmë rrezikun e “çrregullimit të lehtë kognitiv”.

2. ÇOKOLLATA E ZEZË: Antioksiduesit e çokollatës së zezë përveç që e pakësojnë pezmatimin, kanë efekt të mirë edhe në memorie. Hulumtimi i publikuar së fundmi tregon që çokollata me 70% kakao ndikon në rritjen e aktivitetit mbamendës që shtrihet deri në 2 orë pas konsumimit të saj.

3. BORONICA: Studimi me moshën e shtyrë dëshmon efektin pozitiv të saj në degradimin kognitiv dhe motorik që vjen me moshën.

4. KAFEJA: Edhe më shumë arsye për ta qërasur veten me kafe. Konsumuesit e rregullt të kafesë së zezë (2 gota apo filxhanë në ditë) kanë pasur sukses më të mirë testet që e kanë matur vëmendjen dhe përqendrimin. Duhet shtuar këtu se ka një varg të dhënash se kafeja mbron nga sëmundja e Parkinsonit.

5. PESHKU: Salmoni i cili përmban sasi të lartë të acidit yndyror omega-3 mund të ndikojë në uljen e rrezikut për sëmundjen e Alzheimerit. Studimi i fundit në një revistë amerikane ka treguar se konsumimi i peshkut mund të ndikojë në shtimin e vëllimit të kores së trurit, që për pasojë ka përmirësimin e memories dhe funksioneve trunore.

6. AVOKADO: Duket të jetë armë e fuqishme kundër plakjes dhe sëmundjeve neurodegjenerative të trurit, siç janë Alzheimeri apo Parkinsonit.

Menyja e fundjavës:
– Një filxhan kafe dhe dy kutia çokollatë të zezë për mëngjes;
– Sallatë me avokado dhe kërpudha, pasuar nga specialiteti i drekës – salmoni
– Deserti me boronicë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë