Sht, Tet 31, 2020
Banner Top
Banner Top
“Në duart tona fillon jeta”, SHMAKS

Në nder të ditës së Mamive e cila mbahet me datën 5 maj në mbarë botën, në Kosovë Shoqata e Mamive ka filluar me një aktivitet më ndryshe se viteve tjera, duke synuar kështu që të ngris rolin dhe rëndësinë e këtij profesioni të shenjtë me moton “Në duart tona fillon jeta”
“Debat n’shilte” është aktiviteti i cili dje u mbajt në shkollën “Qamil Batalli” në Prtishtinë. Një bashkëpunim ky i SHMAKS-it me Qendrën për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore.
Në një postim në faqen zyrtare të Shoqatës së Mamive, kryetarja Magbule Elezi përmes disa fototografive të debatit n’shilte ka bërë të ditur që aktiviteti ka qenë shumë përfitues, me numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.

“Në Debatin e 29–të me radhë Shoqata e Mamive ishte në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Ky debat u organizua pak më ndryshe se herave tjera, ku e ftuar ishte Magbule Elezi, dhe grupi i panelistve i përbërë nga: z. Agim Çaka- zv. ministër i shëndetësisë, znj. Merita Koçinaj- Berisha-prorektore në UP, Xhejrane Lokaj- shoqata e Mamive të Kosovës, dhe znj. Diellza Olluri- rrjeti i grave të Kosovës.

Në debat u fol rreth detajeve të profesionit të mamive, kushteve, sfidave, dhe vështirësive me të cilat përballen mamitë, e që lidhet me shëndetin e nënave dhe fëmijës. Përpos folëses e cila shpalosi sfidat e profesionit të saj dhe shoqatës në përgjithësi, gjithashtu ishin edhe panelistët që morën fjalën dhe na nderuan me ardhjen e tyre. Pas prezantimit të folëses dhe panelistëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndiqnin një dokumentar të realizuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mamive. E pas debatit të gjithë u ftuan në koktej.

I falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit, folësen dhe panelistët që na nderuan me ardhjen e tyre. 
Ju mirëpresim në eventet tona të radhës!” /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë