Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
50 euro për cdo qytetar të infektuar më COVID-19 nga komuna e Skenderajt, 100 euro për personat që kanë humbur të dashurit e tyre nga pandemia

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që t’i shpërndajë 50 euro për personat e infektuar me COVID-19, ndërsa nga 100 euro për ata që kanë humbur të afërmit e tyre nga pandemia.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës, Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Krejt kjo u arrit pas miratimit të propozimit nga Kuvendi Komunal.

“50 euro për çdo qytetar të Skenderajt të infektuar me COVID-19 dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për këtë vit, të cilën e filluam me një minut nderim në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari dhe ditës së Veteranit, është miratuar propozim vendimi për t`u dalë në ndihmë të infektuarve si dhe familjeve të viktimave të virusit COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin Covid-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro.

Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit dhe rezultatit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP).

Rreth procedurave të metutjeshme do të njoftoheni me kohë, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, shkroi Jashari në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë