Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
5 viktima dhe 127 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri

127 të infektuar me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri, nga gjithsej 1574 testime të bëra.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë arrin në 14998. Prej tyre 2235 janë raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë informoi se  gjatë natës 5 persona kanë humbur betejën me këtë virus. Viktimat janë të moshës nga 53 deri 81 vjeç.  Dy nga prej tyre janë nga Gostivari dhe nga një nga Kumanova, Shtipi, Prilepi. Deri tani virusi korona ka marrë jetën e 614 personave.

95 qytetarë i shtohen listës së të shëruarve, ku gjithsej figurojnë 12149 persona. Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë pranojnë 89 persona, 47 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi.

Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtrirë 24 pacientë, 2 prej të cilëve në aparat për frymëmarrje artificiale. Në qytet tjera numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë në spital  është 114.

Arkiva

Kategoritë