Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
5 ushqime që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj

Kur është fjala për shëndetin e zemrës, të ushqyerit shëndetshëm është një hap i mirë për të filluar, por kjo mund të jetë më e komplikuar se sa mendoni. Shumë ushqime që përdorni çdo ditë edhe pse mund të iu duken të shëndetshme, përkundrazi mund të ju shkaktojnë dëm në zemrën tuaj. Për shkak të kësaj, gjithmonë është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për atë se çfarë duhet të shmangni dhe përse duhet ta shmangni atë.

Këto janë disa nga ushqimet që duhet shmangur nëse keni nevojë të pastroni arteriet tuaja.

Mishi i kuq

Mishi i kuq, i cili i referohet mishit që është i kuq në ngjyrë kur është I papërpunuar, si viçi ose qengji, nuk është gjëja më e mirë për zemrën tuaj. Një studim pohon se njerëzit që konsumonin mish të kuq në baza ditore kishin nivele të larta të N-oksidit Trimethylamine, një kimikat i lidhur me sëmundjen e zemrës. Hulumtuesit e tjerë gjetën gjithashtu një lidhje mes ngrënies së rregullt të mishit të kuq dhe të rrezikut për një sulm në zemër ose goditje në tru.

Perimet dhe supat e konservuara

Konserva e perimeve dhe supave duket si një mënyrë e përshtatshme për ta shtuar në dietën tuaj, por shpesh përmbajnë kripë të tepruar, veçanërisht nëse vijnë me salcë ose supë. Shumë kripë rrit presionin e gjakut, që ul sasinë e oksigjenit që shkon në zemër, gjë që mund të çojë në një sulm në zemër. Shumë nga përbërësit e përdorur në këto mallra të konservuara mund të jenë të dëmshme.

Ushqimi i ngrirë

Ushqimet e ngrira janë të përshtatshme, të lira dhe shpesh të ulëta në kalori. Megjithatë, shumë ushqime të ngrira kanë nivele të larta natriumi, të përdorura shpesh për shijen e ushqimit dhe ruajtjen e tyre. Njerëzit duhet të hanë rreth 2.000 miligramë natrium në ditë, por shumë darka të ngrira mund të kenë gjysmën e tyre në një vakt të vetëm.

Mishi i konservuar

Mishi i konservuar, i cili është i ruajtur ose i aromatizuar me kripë të shtuar, si bologna ose sallam, në përgjithësi ka shumë yndyra të ngopura dhe mund të rrisë nivelet e kolesterolit, të cilat, më tepër, mund të shkaktojnë që enët e gjakut të zhvillojnë depozita yndyrore dhe të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës. Edhe pse opsionet me yndyrë të ulët ekzistojnë, mishrat e konservuara në përgjithësi nuk janë të shëndetshme për shkak të nivelit të lartë të kripës.

Kremrat e kafesë

Kremrat e kafesë shpesh përmbajnë vajra pjesërisht të hidrogjenizuara, një burim i përbashkët i yndyrnave trans që mund të rrisin nivelet e kolesterolit. Në përgjithësi, nëse nuk e pëlqeni kafenë e zezë, qumështi është një opsion më i shëndetshëm. Shtimi i qumështit në bazë të bimëve zakonisht është një alternativë e mirë për kremin e kafesë./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë