Enj, Shk 25, 2021
Banner Top
Banner Top
5 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Katër pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, një 52-vjeçar nga Kumanova, një pacient 65 vjeç nga Labunishta-Strugë, një grua 62-vjeçare nga fshati Çellopek i Tetovës dhe një grua 81-vjeçare nga Shtipi.

Një pacient tjetër pozitiv në virusin korona në moshën 53 vjeçe, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në në Kumanovë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 26.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 29 raste të reja me koronavirusit.

Sipas qyteteve; në Shkup 15, shtatë në Kumanovë, një në Prilep dhe nga tre në Strugë dhe Koçani.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vend arrin në 599.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup – 254; Kumanovë – 128; Dibër – 49; Shtip – 20; Prilep – 34; Tetovë – 29; Strugë – 28; Veles – 10; Manastir – gjashtë; Ohër – tre; Kavadarci – dy; Gostivar – katër; Gjevgjeli – katër; Strumicë – dy; Kriva Palankë – tre; Radovish – katër; Krushevë – dy dhe Koçani – 17.

Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 386 persona./Alsat-M.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë