Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
5 TË SHËRUAR DHE 6 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË!

Sot në vendin tonë janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi.

“Sot më 21 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. 

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej gjashtë (6) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi”.

Instituti poashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 5 persona të tjerë.

“Sot më 21 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e njëzet e tetë (128) raste”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë