Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
477 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Nga 8 shkurti deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.437 raste, ndërsa janë regjistruar 32 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 928 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 477.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të shtunën  janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste.

Youtube

Arkiva

Kategoritë