Sun, Dec 8, 2019
Banner Top
39 vjeçaria e cila kërkojë shërimin jashtë Kosovës, por e gjeti atë tek mjekët tonë

Mjekësia vendorë cdo ditë e më shumë po e dëshmon që ne kemi mjekë të mirë, profesionistë, të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha shumë human.

Përkundër ankesave të shumta, e lajmeve të “zeza” të drejtuara pikërisht rreth shërbimeve shëndetësore, kjo asnjëherë nuk duhet përgjithësuar.
Fatmirësisht përqindje më e madhe  të tyre i takojnë lajmeve pozitive, rasteve të suksesshme.

Dr. Liridon Selmani përmes një shkrimi të shkurtët në rrjetin e ti personal (facebook) ka treguar një nga shembujt e shumtë që kalojnë çdo ditë në duart e mjekëve tonë.
Më poshtë e keni të plotë shkrimin.

– “Jo rrallë herë ndodh që pacientët kosovar të zhgënjyer nga mjekësia jonë, por edhe të manipuluar nga lajmet e rrejshme dalin jashtë shtetit për të zgjidhur problemet e tyre shëndetësore.
Ndodh po aq shpesh që ne si mjek duhet të merremi me komplikimet e këtyre trajtimeve jashtë vendit (por në këto raste në ‘terr medial’) dhe këto ri-trajtime të suksesshme pastaj askund nuk përmenden përveç rretheve të vet neve mjekëve.
Rasti i postuar paraqet një zonjë 39 vjeçare e cila shkon në një klinikë private në Shkup ku i vendoset një stent ureteral i cili përforcon (shpon) kanalin urinar dhe as që vërehet nga urologu atje (përforcimi mund t’i ndodh çdo urologu – por gjendja e shkaktuar si pasojë e këtij dëmi nuk duhet të kalojë pa u vërejtur).
Pas një jave ky problem identifikohet në Kosovë, guri i saj thyhet dhe vendoset një stent i ri në vendin e duhur duke shfrytëzuar metodat më bashkëkohore të trajtimit (shih videot).
Raste si ky janë me qindra, vetëm se nuk postohen.
PS lus që ky postim të mos shërbejë si reklamë, por si mjet informimi për qytetarët të cilët janë të keqinformuar lidhur me cilësinë e shërbimeve në shëndetësinë tonë”. /Familja Jonë

https://www.facebook.com/liridons/videos/10162480314555495/

https://www.facebook.com/liridons/videos/10162480316160495/

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë