Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
35 euro dënim për personat që nuk e bartin maskën dhe nuk e mbajnë distancën

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i cili ishte i propozuar nga disa deputetë në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro. 

“Me hyrjen në fuqi të ligjit Anti-COVID, mos bartja e maskës dhe mos mbajtja e distancës dënohen me 35 euro. Policia ka autorizime të plota ligjore për veprim”, shkruan Murati në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë