Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
“33 laboratore private mund të nisin testimet për COVID-19 nga java e ardhshme në Kosovë”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se 33 laboratore private mund të nisin testimet për COVID-19 që nga java e ardhshme.

Ai ka shtuar se në ditët në vijim do të pajisen edhe me 7 laboratorë që sipas tij, do të rrisin kapacitetet për testime.

“Nga 37 aplikacione, 33 i kanë plotësuar kushtet dhe mund të fillojnë me testime që nga java e ardhshme”.

“Çdo ditë me kapacitetin e plotë IKSHPK është duke realizuar testime. Çdo ditë bëhen përafërsisht 500 testime”.

“Në ditën në vijim ne do të pajisemi edhe me 7 laboratorë – 3 prej tyre janë siguruar nga OBSH. Atëherë kapacitetet testuese do të jenë në nivel më të lartë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë