Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
30 të moshuar dhe 9 punëtorë në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë infektohen me Covid-19

Ditë më parë janë konfimuar rastet e para me COVID-19 në Shtëpinë e Personave të Moshuar – Prishtinë.

Në një komunikatë për media, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se një person (banor rezident) ka pasur simptoma të COVID-19, i cili më 17 korrik 2020 ka rezultuar pozitiv.

Menjëherë, me të marrë lajmin, janë testuar të gjithë banorët dhe po ashtu stafi profesional, ku pas marrjes së mostrave, 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

MPMS ka bërë të ditur se dy nga të infektuarit janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta, njëri prej tyre është tashmë i hospitalizuar në SHSKUK, ndërsa 27 banorët e tjerë, të cilët nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë dhe stafi janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

“MPMS në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP janë duke ndërmarrë të gjitha masat që personave të moshuar t’iu ofrohet ndihma mjekësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv, por gjithashtu edhe për personat e tjerë rezidentë, të cilët nuk janë të prekur me COVID 19. Në funksion të kësaj, MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, i cili në mënyrë permanente do të jetë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate.”, thuhet tutje në njoftim.

Arkiva

Kategoritë