Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
28 mjekë e infermierë të infektuar nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

28 persona nga personeli shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë raportuar të infektuar nga COVID-19.

10 mjekë, 10 infermierë dhe tetë punëtorë të Shërbimit Teknik janë të prekur me koronavirus në këtë spital.

Në raportin 24-orësh po ashtu thuhet se janë 130 pacientë me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital ku 17 nga ta janë në gjendje të rëndë.

Në raport gjithashtu bëhet me dije se janë shëruar 10 persona nga kjo sëmundje dhe po ashtu janë kryer edhe pesë lindje. /familjajone

Arkiva

Kategoritë