Mar, Tet 27, 2020
Banner Top
Banner Top
28 fëmijë me probleme në zemër po trajtohen në QKUK nga kardiokirurgët amerikanë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se 28 fëmijë me probleme në zemër po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga kardiokirurgët amerikanë.
Ai ka thënë se me ekipin nga ShBA-ja, u pajtuan që të rrisin kapacitetet vendore që këta fëmijë t’i trajtojnë në Kosovë.
Ministri Ismaili ka falënderuar organizatën “Gift Of Life” dhe klubin Rotarian Prishtina që bënë të mundur, që këtyre 28 fëmijëve t’u japim mundësi për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.

Një falendërim për organizatën “Gift Of Life” e ka bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu.

Shkrimi i plotë:

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet mjekëve të Qendrës Klinike Universitare dhe atyre nga Amerika, në Klinikën e Kardiokirurgjisë po marrin mjekim 28 fëmijë me probleme në zemër.
Ky bashkëpunim, por edhe ngritjet e vazhdueshme profesionale të mjekëve nga Kosova, do të mundësojnë që fëmijët e Kosovës të mos dalin për mjekim jashtë vendit.
Për t’i falenderuar mjekët për përkujdesje ndaj fëmijëve, sot në QKUK ishte Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Faleminderit edhe organizatës “Gift Of Life” dhe Klubit Rotarian Prishtina, prof. Mazllum Belegu, që bënë të mundur këtë bashkëpunim me mjekë nga Amerika, poashtu, stafit vendor nga Klinika e Pediatrisë dhe Kardiokirurgjisë”.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë