Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
25 Maji –Dita ndërkombëtare e Tiroides❗️

Dr.Merita Emini Sadiku
Interniste-endokrinologe


🔸Kjo ditë shënohet qysh prej 12 vitesh e inicu at fillimisht nga Asociacioni Europian dhe Amerikan i Tiroides dhe më pas nga Asociacioni Aziatik dhe Latinoamerikan. Shënimi I kësaj dite ka të bëjë me ndërgjegjësimin e popullatës për sëmundjet e tiroides, rëndësinë vitale të kësaj gjëndre për trupin e njeriut.
🔸Duke qenë në këhë të pandemicë COVID 19,aktivitet për shënimin e kësaj dite janë ndërpre në mbarë botën, por kjo nuk do të thotë se rendësia e saj është zbehur.
🔸Pacientët me sëmundje të tiroides shpesh humbin kohë, në adresa të gabuara të profileve të ndryshme shëndetësore duke pasur parasysh që shenjat dhe simtomat e sëmundjeve të tiroides janë shumë të ndryshme pasi që prekin sisteme dhe organe të ndryshme të trupit.
🔸Aktualisht sëmundjet e tiroides janë shkaktarët kryesorë të infertilitetit (pamundësisë së mbetjes shtatzane) atëherë kur shkaktarët gjinekologjik janë përjashtuar.Dhe, shkaku kryesorë nga këto sëmundje është hipotireoza apo tiroiditi kronik Hashimoto.
🔸Sot sëmundjet e tiroides janë më të shpeshta kjo bazuar në ndërgjegjesimin më të madh të popullatës dhe stafit mjekësorë që më herët I identifikojnë këto shqetsime dhe I referojnë rastet tek ne, endokrinologët.
🔸Në vendin tonë qoftë në sektorin public qoftë në atë privat shëndetësorë ofrohen të gjitha kushtet për diagnostikim dhe trajtim të mirëfillt profesional spërvec mungesës së trajtimit me radiojod terapi.
Sëmundjet e tiroides nuk zgjedhin moshë e gjini. 🔸Më të dhimbshme janë rastet, që fatmirësisht janë të rralla, kur fëmijët lindin pa gjëndër tiroide dhe nuk diagnostikohen me kohe. Mjekimi me hormone te tiroides tek këto foshnje është urgjent sepse në të kundërt pëson zhvillimi i trurit duke shkaktuar retardime të rënda mendore.

Arkiva

Kategoritë